Programi ”Drejt Malit” – Ecje në Natyrë 2024
Pamje nga dita e dytë e aktivitetit të ecjës në natyrë me nxënësit e komunës së Kaçanikut.
Një ditë plot aventura në natyrë, nxënësit u kënaqën me pamje fantastike dhe të bukura gjatë tërë ecjes, pjesëmarrës ishin 120 nxënës, gjatësia e ecjës rreth 12km.
—
Programi ”Ecje në Natyrë” është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe implementohet nga ana e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës.