Programi ”Drejt Malit” – Ecje në Natyrë 2024
Pamje nga dita e dytë e aktivitetit të ecjës në natyrë me nxënësit e komunës së Hanit të Elezit.
Një ditë plot aventura në natyrë, këtë herë aktiviteti nisi nga Shtëpia e Kulturës, rruga në drejtim të Fshatit Pladenicë deri tek vendi i quajtur Skallavaci, gjysma e shtegut ishte përgjatë Rekës së Dimcës, shtegu në dy drejtimet ishte në gjatësi 8km.
Ecja u udhëhoq nga guida profesionale: Kryetari i Shoqatës Sylejman Lusnjani dhe Bedri Bushi, Kryetar i Klubit Alpin Hani i Elezit, si dhe mesimdhënësit Bunjamin Berisha, Isni Bushi, dhe fotografi Agron Qajani!
—
Programi ”Ecje në Natyrë” është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe implementohet nga ana e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës.