Në Kuvendin e Rregullt të Punës dhe atë Zgjedhor të mbajtur të shtunën në “Holiday Resort” në Sllatinë, Adrian Telaku është rizgjedhur kryetar i Federatës së Sportit Shkollor për mandat të ri katërvjeçar.
Me një prezencë prej 20 delegatëve nga gjithsej 25 sa numëron kjo federatë, Kuvendi me vota unanime ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e bordit.
Anëtarët e zgjedhur të bordit janë:
Kryetar- Adrian Telaku
Nënkryetar- Skender Ramadani
Gazmend Ahmeti
Ruzhdi Koca
Labinot Metaj
Rudina Berisha
Yll Maloku
Milot Haziri
Leonard Cula