FSSHRK

Tel: +383 44 381 024

E-mail: info@fssh-rk.org

Filluan Garat Republikane të Programit “Sport në Shkolla” në Shah.

Pas një periudhe 6 mujore të punës me nxënësit dhe kurseve intensive në kuadër të programit “Sport ne Shkolla” – Shah.

Sot në Qendrën për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi”- Gjakovë u bë hapja zyrtare e Garave Republikane me pjesmarrjen e 96 nxënësve të 16 shkollave pjesëmarrëse, klasat 1-5, vajza dhe djem.

Te pranishëm në hapjen zyrtare ishin krerët Federatës së Sportit Shkollor dhe krerët Federatës së Shahut të Kosovës, si dhe koordinatori i programit “Sport në Shkolla”.

Federata e Sportit Shkollor ju dëshiron suksese të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.