Programi “Sport në Shkolla”
Garat Republikane në Shah
Organizuar nga: Federata e Sportit Shkollor në partneritet me Federatën e Shahut të Kosovës.
Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë
11:00
Ka përfunduar me Garat Republikane edicioni i parë i Programit Sport në Shkolla, në Shah.
Sot në Qendrën për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë u mbajtën Garat Republikane të Programit Sport në Shkolla, në Shah.
Pjesmarrës ishin 96 nxënës të 16 shkollave pjesëmarrëse, klasat 1-5, vajza dhe djem.
Pas shumë ndeshjeve të zhvilluara fitues u shpallën nxënësit e shkollës fillore
“Lidhja e Prizrenit” – Deçan,
në vendin e dytë ishte shkolla fillore “Dëshmorët e Zhurit” – Zhur
dhe në vendin e tretë shkolla fillore “Bedri Gjinaj” – Mitrovicë.
Për 16 shkollat pjesëmarrëse u ndanë mirënjohje, ndërsa medaljet dhe kupa u ndanë nga krerët e Federatës se Sporit Shkollor dhe Federatës se Shahut.
Federata e Sportit Shkollor ju dëshiron suksese të gjitha shkollave pjesëmarrëse.