Programi ”Drejt Malit” – Ecje në Natyrë 2024
Pamje nga dita e dytë e aktivitetit të ecjës në natyrë me nxënësit e komunës së Gjakovës.
Hiking me nxënësit nga Gjakova ishte aktiviteti i radhës, këtë herë aktiviteti nisi nga Shkolla Fillore ”Yll Morina” deri në qendrën rekreative sportive “Shkugeza” – pjesëmarrës ishin 110 nxënës, gjatësia e ecjës 8km.
—
Programi ”Ecje në Natyrë” është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe implementohet nga ana e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës.